Ti mund të ndryshosh një jetë!

70 mijë fëmijë të moshës 2 deri në 17 vjeç në Shqipëri rezultojnë me Aftësi të Kufizuar.
92 % e tyre nuk marrin shërbimet bazë për të cilat kanë nevojë.
 

Lexo Më Shumë

AMBASADORËT E WORLDVISION
 

 

Tungjatjeta për një fëmijëri me Dinjitet!

Oligerta, 14 vjeçe

HISTORIA IME DHURO

Ka zhvillim të vonuar. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Arjani, 15 vjeç

HISTORIA IME DHURO

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Jasmina, 7 vjeçe

HISTORIA IME DHURO

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë funksione të tjera

Marigleni, 9-vjeç

HISTORIA IME DHURO

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Irena, 10 vjeçe

HISTORIA IME DHURO

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Leonora, 16 vjeçe

HISTORIA IME DHURO

Vuan nga encefalopatia epileptogjene. Ka nevojë për seanca logopedie.

Soni, 11 vjeç

HISTORIA IME DHURO

Ka deformim të shtyllës kurrizore dhe dhimbje të vazhdueshme të shpinës. Me 400 lekë në muaj ai do të mund të mjekohet dhe dhimbjet e tij do të pakësohen.

Ana, 15 vjeçe

HISTORIA IME DHURO

Diagnostikuar me epilepsi. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Arta, 7 vjeçe

HISTORIA IME DHURO

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë. Me 400 lekë ne muaj do të marrë seanca fizioterapie, qe do të forcojnë muskujt dhe kockat e saj.

Bruna, 7 vjeçe

HISTORIA IME DHURO

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit. Me 400 lekë në muaj do të marrë seancea logopedie, për të përmirësuar aftësinë e saj në të folur!

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë

HISTORIA IME DHURO

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Elvani, 8 vjeç

HISTORIA IME DHURO

Ka kaluar temperaturë të brendshme. Diagnozë e papërcaktuar. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të diagnostifikohet dhe të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Donaldi, 10 vjeç

HISTORIA IME DHURO

Nuk mund të ecë, lëvizë dhe flasë. Me 400 lekë në muaj, do të mund të marrë terapinë e nevojshme mjekësore!

Emiljano, 2 vjeç

HISTORIA IME DHURO

Vuan nga encefalopatia. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Klajdi, 11 vjeç

HISTORIA IME DHURO

I diagnostifikuar me Paraplegji. 
Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet e tij.

Sara, 6 vjeçe

HISTORIA IME DHURO

Sara vuan nga encefalopatia dhe epilepsia.
Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Emanueli, 4 vjeç

HISTORIA IME DHURO

Vuan nga encefalopatia dhe paraliza e gjymtyrëve të poshtme. Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur.

 

Selma, 4 vjeçe

HISTORIA IME DHURO

Vuan nga Spinofibi ( deformime të shtyllës kurrizore).
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

Gabriela, 15 vjeçe

HISTORIA IME DHURO

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Alesia, 9 vjeçe

HISTORIA IME DHURO

Vuan nga paraliza cerebrale.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Përse Tungjatjeta?

World Vision starton programin “Tungjatjeta". Ky program ofron vizita dhe shërbime për fëmijët me Aftësi të Kufizuar, në zonat e thella të vendit, në banesat e tyre.

Studimi i parë kombëtar mbi prevalencën e aftësisë së kufizuar tregoi se në Shqipëri ka 70 mijë fëmijë me Aftësi të Kufizuar. Vetëm 8% e tyre marrin shërbime.

Arsyet janë të shumta: pamundësia ekonomike, largësia nga qendrat, mungesa e transportit, mungesa e informacionit apo mentaliteti.

Ne duam tu themi sot Tungjatjeta!
Tu-ngjat-jeta, për një fëmijëri me dinjitet!

Si funksionon Tungjatjeta?

 

Një ekip ekspertësh udhëton drejt fshatrave më të thellë të Librazhdit dhe viziton në çdo shtëpi fëmijët me Aftësi të Kufizuara, të cilët nuk kanë mundur të marrin asnjë shërbim bazë. Pai vlerëson gjendjen e fëmijëve, ky ekip harton plane individuale zhvillimi për secilin prej tyre dhe i ndjek ato hap pas hapi.

 

Tungjatjeta, përmes njësisë lëvizëse ofron mbështetje psikosociale edhe për familjarët e fëmijës me Aftësi të Kufizuar dhe konsultime për anëtarët e komunitetit ku fëmija jeton.

 

Njësia Komunitare Lëvizëse

...përbëhet nga:

Një punonjës social

Një psikolog

Një fizioterapist

Një logopedist

Përmes Tungjatjeta fëmija përfiton:

Terapi të specializuar në shtëpi, 1-2 herë në javë sipas nevojës së fëmijës: Fizioterapi / logopedi / psikoterapi
Një plan zhvillimi personal për fëmijën dhe familjen e tij
Përfshirje në aktivitete sociale, pranë Qendrës Komunitare një here në muaj
Paketa ushqimore mujore

Më Shumë

Tungjatjeta starton në Librazhd!

Në rrethin e Librazhdit janë identifikuar 470 fëmijë me Aftësi të Kufizuar. Shumë prej tyre nuk marrin asnjë shërbim dhe jetojnë të izoluar.

Familjet e tyre nuk kanë mundësi ekonomike, banesat e tyre janë larg qendrave që ofrojnë shërbime dhe nuk mund të sigurojnë transport.

Ti mund të ndihmosh që këta fëmijë të jenë pjesë e shërbimeve Tungjatjeta!

 

   DHURO   

 

PARTNERËT TANË
 

    

 

   

 

PSE DUHET TË DHUROJ PËRMES TUNGJATJETA?

Tungjatjeta është një program social për integrimin e fëmijëve me Aftësi të Kufizuar.

Ajo çka e bën këtë program unik është fakti që fëmija nuk trajtohet në mënyrë të veçuar. Punohet me të gjithë elementët e trekëndëshit themelor që ndikon jetën e fëmijës: fëmijë, familje, komunitet. Jo vetëm fëmija merr kujdesin shëndetësor, por kujdestarët ligjorë, familjarët, bashkëmoshatarët dhe anëtarë të tjerë të komunitetit janë aktorë të planit të zhvillimit të fëmijës. Ata konsultohen dhe trajnohen për çdo rast specifik për të ndihmuar procesin e integrimit të këtyre fëmijëve.

Ekipi i World Vision në bashkëpunim me shoqatën MEDPAK  dhe Bashkinë Librazhd, menaxhojnë këtë program. MEDPAK ka një përvojë shumëvjeçare në trajtimin e Aftësisë së Kufizuar. Së bashku ata kanë marrë përsipër të mbështesin Qendrën Komunitare për Fëmijë dhe të Rinj me Aftësi të Kufizuar dhe t’i përgjigjen në mënyrë specifike secilit prej rasteve të identifikuar.

 


 

PËRMES TUNGJATJETA FËMIJA PËRFITON:

Plan zhvillimi Personal: Fëmija përfiton një vlerësim të plotë, të stadit të zhvillimin psikosocial. Ne bazë të tij, ekipi i ekspertëve harton një Plan Zhvillimi Individual për fëmijën dhe familjen e tij. Ofrohet mbështetje psikoemocionale e prindërve në zhvillimin e potencialit të fëmijëve të tyre.
Vizita në familje: Frekuenca e vizitave për cdo fëmijë bazohet në diagnozën e tij, minimalisht një herë në javë.
Fizioterapi: Për forcimin e muskujve, zhvillimin e lëvizjeve dhe qarkullim më të mirë të gjakut. Aplikohet për fëmijët me paralizë cerebrale, encofelopadi, paraplegji, distrofi muskulare etj.
Logopedi: Zhvillon të folurin dhe artikulimin e fjalëve, në mënyrë që fëmijët të mund të shprehin nevojat e tyre.
Psikoterapi: Ndihmon fëmijët me çrregullime mendore, por edhe prindërit që paraqesin një gjendje të rënduar psikologjike.
Transport: Fëmijët, sipas rastit, tranportohen drejt qendrave të posaçme për trajtime më të specializuara.
Konsultime: Aftësim i prindërve si të zhvillojnë terapinë ndaj fëmijës dhe ndërgjegjësim i anëtarëve të komunitetit mbi rastin.
Set materialesh zhvillimi dhe didaktike: Që prindërit të mund të punojnë gjatë kohës në shtëpi sipas udhëzimeve të specialistit.


 

PAMJE E PËRGJITHSHME E WORLD VISION ALBANIA

World Vision në Shqipëri është një organizatë e krishterë humanitare, zhvillimi dhe avokatie e cila punon në 220 komunitete në nevojë, në 10 rajone që prej vitit 1999. Përmes mobilizimit komunitar ndihmon në mbrojtjen, edukimin, fuqizimin dhe gjithpërfshirjen e 32 mijë fëmijëve dhe të rinjve më nevojtarë në Shqipëri. World Vision gjendet edhe në vende të tjera te Ballkanit Perendimor që pas krizës ndër-etnike në këtë rajon. World Vision është një nga organizatat më të mëdha në fushën e zhvillimit të  fëmijëve dhe të rinjve në botë. Në Shqipëri, ne punojmë përmes programit të mbrojtjes së fëmijëve, rinisë dhe edukimit.

Në arenën ndërkombëtare, World Vision, ka filluar veprimtarinë e vet më 1950 dhe aktualisht vepron në pothuajse 100 vende.

Keni pyetje apo komente? Na shkruani:

Na Kontaktoni

  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Phone: +355 4 2419601
  • Email: info@tungjatjeta.al

Facebook Feed

Newsletter

Rregjistroni emailin tuaj për të marrë njoftimet tona.

Na Ndiqni