Ana, 15 vjeçe

Tungjatjeta Ana!

“Gjithmonë e kam dashur jetën, por ka 15 vite që e dua më shumë se kurrë. I lutem Zotit të rroj më shumë se 100 vite, jo për vete, po për gocën”- tregon Fiqiretja. Ajo është mamja e 3 fëmijëve. Jeta e saj ndryshoi kur në jetë erdhi vajza e dytë, Ana, që sot është 15 vjeçe. Kur ishte 6 muajshe ajo kaloi një ftohje të rëndë. Prindërit e sollën në Tiranë dhe në kryeqytet mjekët e diagnostikuan me epilepsi. Për të dy ishte shumë e vështirë. E ëma tregon se ajo sëmurej shpesh: kishte kriza epilepsie, probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë.

Ana nuk ka ecur dhe nuk ka folur kurrë. Ajo është e lidhur pas një shtrati përjetësisht. Ndërsa Fiqiretja është e lidhur pas saj. Ajo e lan, e ushqen dhe nuk i ndan sytë asnjë çast. “Çfarë të them, e kam pikë në zemër, si çdo nënë. Kur ajo vuan dhe nuk më tregon ku i dhemb shpirti im e di sa vuaj. Ndoshta i pihet ujë dhe unë i jap bukë. Ku ta di unë...Kur e motra dhe i vëllai vijnë vërdallë nëpër shtëpi, kurse Ana i sheh ulur, mua më qan shpirti!”- thotë Fiqiretja mes lotësh.

Ana është rritur në shtat si bashkëmoshataret, por nuk i gëzohet jetës siç bëjnë ato. Fiqiretja tregon se ajo e ndjek me sy nëpër shtëpi, kaq mund të bëjë. E motra, Klevisjana, 10-vjeçare e nxjerr shpesh në verandë që të shohë kopshtin, pemët, lulet, kafshët...

Ana është shumë e lidhur me familjarët e saj. Sa herë i ati vjen ajo përplas duart nga gëzimi, por Ana e sheh shumë pak. Ai është i vetmi që punon nga familja dhe e vetmja mundësi është të shkojë në Greqi, çdo 3 muaj.

Ata jetojnë në fshatin Qukës Shkumbin në Librazhd. Fshati i tyre është rreth 40 minuta larg qytetit. Fiqiretja tregon se, në qytet, fëmijët si Ana prindërit i nxjerrin xhiro pasdite, ndërsa ajo nuk mundet sepse rrugët në fshat nuk janë të rregulluara, shëtitore nuk ka dhe shikimet e njerëzve vrasin...

Ana nuk ka mundur kurrrë të marrë ndihmë të specializuar. “Po të kisha mundësi do e çoja për fizioterapi tek qendra në qytet, që të paktën të ketë më pak dhimbje dhe të takojë fëmijë të tjerë”- thotë Fiqiretja.

 

PARTNERËT TANË
 

    

 

   

 

PSE DUHET TË DHUROJ PËRMES TUNGJATJETA?

Tungjatjeta është një program social për integrimin e fëmijëve me Aftësi të Kufizuar.

Ajo çka e bën këtë program unik është fakti që fëmija nuk trajtohet në mënyrë të veçuar. Punohet me të gjithë elementët e trekëndëshit themelor që ndikon jetën e fëmijës: fëmijë, familje, komunitet. Jo vetëm fëmija merr kujdesin shëndetësor, por kujdestarët ligjorë, familjarët, bashkëmoshatarët dhe anëtarë të tjerë të komunitetit janë aktorë të planit të zhvillimit të fëmijës. Ata konsultohen dhe trajnohen për çdo rast specifik për të ndihmuar procesin e integrimit të këtyre fëmijëve.

Ekipi i World Vision në bashkëpunim me shoqatën MEDPAK  dhe Bashkinë Librazhd, menaxhojnë këtë program. MEDPAK ka një përvojë shumëvjeçare në trajtimin e Aftësisë së Kufizuar. Së bashku ata kanë marrë përsipër të mbështesin Qendrën Komunitare për Fëmijë dhe të Rinj me Aftësi të Kufizuar dhe t’i përgjigjen në mënyrë specifike secilit prej rasteve të identifikuar.

 


 

PËRMES TUNGJATJETA FËMIJA PËRFITON:

Plan zhvillimi Personal: Fëmija përfiton një vlerësim të plotë, të stadit të zhvillimin psikosocial. Ne bazë të tij, ekipi i ekspertëve harton një Plan Zhvillimi Individual për fëmijën dhe familjen e tij. Ofrohet mbështetje psikoemocionale e prindërve në zhvillimin e potencialit të fëmijëve të tyre.
Vizita në familje: Frekuenca e vizitave për cdo fëmijë bazohet në diagnozën e tij, minimalisht një herë në javë.
Fizioterapi: Për forcimin e muskujve, zhvillimin e lëvizjeve dhe qarkullim më të mirë të gjakut. Aplikohet për fëmijët me paralizë cerebrale, encofelopadi, paraplegji, distrofi muskulare etj.
Logopedi: Zhvillon të folurin dhe artikulimin e fjalëve, në mënyrë që fëmijët të mund të shprehin nevojat e tyre.
Psikoterapi: Ndihmon fëmijët me çrregullime mendore, por edhe prindërit që paraqesin një gjendje të rënduar psikologjike.
Transport: Fëmijët, sipas rastit, tranportohen drejt qendrave të posaçme për trajtime më të specializuara.
Konsultime: Aftësim i prindërve si të zhvillojnë terapinë ndaj fëmijës dhe ndërgjegjësim i anëtarëve të komunitetit mbi rastin.
Set materialesh zhvillimi dhe didaktike: Që prindërit të mund të punojnë gjatë kohës në shtëpi sipas udhëzimeve të specialistit.


 

PAMJE E PËRGJITHSHME E WORLD VISION ALBANIA

World Vision në Shqipëri është një organizatë e krishterë humanitare, zhvillimi dhe avokatie e cila punon në 220 komunitete në nevojë, në 10 rajone që prej vitit 1999. Përmes mobilizimit komunitar ndihmon në mbrojtjen, edukimin, fuqizimin dhe gjithpërfshirjen e 32 mijë fëmijëve dhe të rinjve më nevojtarë në Shqipëri. World Vision gjendet edhe në vende të tjera te Ballkanit Perendimor që pas krizës ndër-etnike në këtë rajon. World Vision është një nga organizatat më të mëdha në fushën e zhvillimit të  fëmijëve dhe të rinjve në botë. Në Shqipëri, ne punojmë përmes programit të mbrojtjes së fëmijëve, rinisë dhe edukimit.

Në arenën ndërkombëtare, World Vision, ka filluar veprimtarinë e vet më 1950 dhe aktualisht vepron në pothuajse 100 vende.

Keni pyetje apo komente? Na shkruani:

Na Kontaktoni

  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Phone: +355 4 2419601
  • Email: info@tungjatjeta.al

Facebook Feed

Na Ndiqni