Ardiani, 8 vjeç e gjysmë

Ardiani është 8 vjeç e gjysmë. Ai jeton në Qukës të Librazhdit dhe është më i vogli i tre fëmijëve të Nexhmijes. Fjala e tij e parë dhe e vetme ishte për mamanë e tij. “Ma” - i tha ai. Por pasi mbushi një vjeç gjithçka ndryshoi. Ardiani nuk foli më asnjë fjalë, dhe nisi të bëhej nervoz.  Prindërit u nisën drejt Tiranës, për ta vizituar. “Na thanë ka autizëm”- kujton ajo.

Për të, kjo dianozë me të cilën është vlerësuar i biri është ende e paqartë. Djali i saj ushqehet vetëm me qumësht, çka ndikon në shëndetin e tij. Ai është gjithnjë i pangopur dhe ka pagjumësi. Miqtë e tij më të mirë jane e motra, i vëllai dhe djali i xhaxhait Eri i cili është vetëm 6 muaj më i madh se ai.  Çdo ditë Eri dhe Ardiani luajnë në oborr me një karrocë të vjetër fëmijësh derisa lodhen. 

Ardiani, kur mbushi 5 vjeç shkoi katër muaj në kopësht. Nexhmija tregon se kjo ka qënë një periudhë shumë e bukur për djalin e saj. Atij i pëlqente të rrinte në klasë, të luante me shokët dhe të dëgjonte mësuesen. Por vetëm pas 4 muajsh u sëmur rëndë dhe rruga për të shkuar në kopësht zgjaste 1 orë.  Mamaja e Ardianit, tregon se i biri nuk ka  marrë kurrë shërbimet e nevojshme në asnjë qendër të specializuar. E vetmja qendër ku ai mund të bëjë terapitë që i duhen për tu përmirësuar ndodhet në qendër të Librazhdit. Nexhmija tregon se para një viti e dërgoi një ditë në qendër. Ardjanit i kishte pëlqyer të rrinte më fëmijët e punonjëset. Por rruga për atje është më shumë se një orë e gjatë dhe kosto e transportit është e lartë. “Ardi nuk duron dot shumë në një vend dhe gjatë gjithë rrugës është grindur. Të gjithë na shihnin vetëm neve”- rrëfen Nexhmija ndonëse ende nuk e ka kuptuar çfarë faji kishin bërë për të merituar ato shikime...

Ajo ka një brengë të madhe. “Sikur të më thonte mami...kaq dua...”.

Studimi ynë i fundit tregoi se, në Shqipëri jetojnë 70 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe 92% e tyre nuk marrin shërbimet për të cilat kanë nevojë. Që Ardiani dhe këta fëmijë të kenë mundësi për të jetuar një jetë me dinjitet, World Vision ka nisur programin social Tungjatjeta.

 

PARTNERËT TANË
 

    

 

   

 

PSE DUHET TË DHUROJ PËRMES TUNGJATJETA?

Tungjatjeta është një program social për integrimin e fëmijëve me Aftësi të Kufizuar.

Ajo çka e bën këtë program unik është fakti që fëmija nuk trajtohet në mënyrë të veçuar. Punohet me të gjithë elementët e trekëndëshit themelor që ndikon jetën e fëmijës: fëmijë, familje, komunitet. Jo vetëm fëmija merr kujdesin shëndetësor, por kujdestarët ligjorë, familjarët, bashkëmoshatarët dhe anëtarë të tjerë të komunitetit janë aktorë të planit të zhvillimit të fëmijës. Ata konsultohen dhe trajnohen për çdo rast specifik për të ndihmuar procesin e integrimit të këtyre fëmijëve.

Ekipi i World Vision në bashkëpunim me shoqatën MEDPAK  dhe Bashkinë Librazhd, menaxhojnë këtë program. MEDPAK ka një përvojë shumëvjeçare në trajtimin e Aftësisë së Kufizuar. Së bashku ata kanë marrë përsipër të mbështesin Qendrën Komunitare për Fëmijë dhe të Rinj me Aftësi të Kufizuar dhe t’i përgjigjen në mënyrë specifike secilit prej rasteve të identifikuar.

 


 

PËRMES TUNGJATJETA FËMIJA PËRFITON:

Plan zhvillimi Personal: Fëmija përfiton një vlerësim të plotë, të stadit të zhvillimin psikosocial. Ne bazë të tij, ekipi i ekspertëve harton një Plan Zhvillimi Individual për fëmijën dhe familjen e tij. Ofrohet mbështetje psikoemocionale e prindërve në zhvillimin e potencialit të fëmijëve të tyre.
Vizita në familje: Frekuenca e vizitave për cdo fëmijë bazohet në diagnozën e tij, minimalisht një herë në javë.
Fizioterapi: Për forcimin e muskujve, zhvillimin e lëvizjeve dhe qarkullim më të mirë të gjakut. Aplikohet për fëmijët me paralizë cerebrale, encofelopadi, paraplegji, distrofi muskulare etj.
Logopedi: Zhvillon të folurin dhe artikulimin e fjalëve, në mënyrë që fëmijët të mund të shprehin nevojat e tyre.
Psikoterapi: Ndihmon fëmijët me çrregullime mendore, por edhe prindërit që paraqesin një gjendje të rënduar psikologjike.
Transport: Fëmijët, sipas rastit, tranportohen drejt qendrave të posaçme për trajtime më të specializuara.
Konsultime: Aftësim i prindërve si të zhvillojnë terapinë ndaj fëmijës dhe ndërgjegjësim i anëtarëve të komunitetit mbi rastin.
Set materialesh zhvillimi dhe didaktike: Që prindërit të mund të punojnë gjatë kohës në shtëpi sipas udhëzimeve të specialistit.


 

PAMJE E PËRGJITHSHME E WORLD VISION ALBANIA

World Vision në Shqipëri është një organizatë e krishterë humanitare, zhvillimi dhe avokatie e cila punon në 220 komunitete në nevojë, në 10 rajone që prej vitit 1999. Përmes mobilizimit komunitar ndihmon në mbrojtjen, edukimin, fuqizimin dhe gjithpërfshirjen e 32 mijë fëmijëve dhe të rinjve më nevojtarë në Shqipëri. World Vision gjendet edhe në vende të tjera te Ballkanit Perendimor që pas krizës ndër-etnike në këtë rajon. World Vision është një nga organizatat më të mëdha në fushën e zhvillimit të  fëmijëve dhe të rinjve në botë. Në Shqipëri, ne punojmë përmes programit të mbrojtjes së fëmijëve, rinisë dhe edukimit.

Në arenën ndërkombëtare, World Vision, ka filluar veprimtarinë e vet më 1950 dhe aktualisht vepron në pothuajse 100 vende.

Keni pyetje apo komente? Na shkruani:

Na Kontaktoni

  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Phone: +355 4 2419601
  • Email: info@tungjatjeta.al

Facebook Feed

Na Ndiqni