Donaldi, 10 vjeç

Tungjatjeta Donald!

Donaldi mbushi 10 vjeç në korrik. Në shtëpinë e tij u bë festë e madhe, ndonëse ai pak kuptoi dhe gëzoi. E ëma, Pranevera na tregon se bashkëshorti erdhi enkas nga Greqia, ku punon. Ata i blenë një tortë me foton e tij, por Donaldi nuk mundi as ta provonte, ndaj e ëma i përgatiti një kek me qumësht. “Ky ka qenë viti i parë që festuam për ditëlindjen e çunit sepse më në fund ai ka filluar të japë shenja përmirësimi...sikur të paktën të provonte totën që i blemë...”- thotë Pranvera.  

Donaldi nuk flet dhe nuk ecën. Ai u diagnostikua me encefalopati kur ishte vetëm 3 muajsh. Për prindërit, të cilët e kishin gëzimin e parë, dhimbja qe e madhe. Pranvera tregon se iu deshën vite ta pranonin. “Edhe pse mjekët na e bënë të ditur, ne prisnim që të fliste, te ecte ose të paktën të qëndronte ulur”- thotë ajo. Por asnjëra nga këto nuk ndodhi.

Sot Donaldi është 10 vjeç dhe nuk bën dot asnjërën. Por Pranvera ende ka shpresë.

Donaldi ka filluar t’i ndjekë me sy nëpër shtëpi dhe u qesh herë pas here. “Një ditë ai po rrinte në divan dhe qeshte. Nuk e kuptoja pse. Pastaj filloi të qeshte sërish dhe shikonte nga dritarja. Po më tregonte që po këndonte gjeli dhe kjo gjë e gëzonte. E mora në krahë, e përqafova fort dhe i thashë në vesh: Zemra e mamit të kuptova. Mami do të të ulë çdo ditë pranë dritares dhe kur të bjerë vapa do të të nxjerr të shohësh gjelin. Ai qeshi prapë. Thash me vete: O Zot faleminderit!- rrëfen mes lotësh gëzimi Pranvera.

Ajo i është përkushtuar e tëra: e ushqen, e lan, dhe i bën mesazhe të cilat ai i pëlqen shumë. “I fërkoj këmbët kur i bëj banjë, e mbaj në govatë një orë. Ai qetësohet shumë”- tregon Pranvera.

Donaldi nuk ka marrë kurrë shërbimet e specializuara për të cilat ka nevojë sepse për të shkuar në qendrën më të afët duhen më shumë se 30 minuta, por ata nuk kanë mundësi. E ëma nuk mund ta mbajë dot në krahë aq gjatë. Furgoni  nga fshati i tyre, Xhyrë, deri në qytet kushton 400 lekë të vjetra. Ata jetojnë me paratë që i ati sjell nga emigrimi. Ai shkon çdo 3 muaj dhe me ato para mund të sigurojnë vetëm bukën e gojës. “Donaldi merr qetësues dhe ka nevojë për pelena. Ne nuk kursehemi për të po kaq mundësi kemi. Të ishte për ne i falim botën”- thotë Pranvera.

Studimi ynë i fundit tregoi se, në Shqipëri jetojnë 70 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe 92% e tyre nuk marrin shërbimet për të cilat kanë nevojë. Që Bruna dhe këta fëmijë të kenë mundësi për të jetuar një jetë me dinjitet, World Vision ka nisur programin social Tungjatjeta.

Ti mund të japësh kontributin tënd!

Si mund të Dhuroni:

Raiffeisen Bank

Numër llogarie: 00 3088 0359

IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359

SWIFT: SGSBALTX

Kartë Debiti / Krediti: http://www.tungjatjeta.al/#dhuro

 

PARTNERËT TANË
 

    

 

   

 

PSE DUHET TË DHUROJ PËRMES TUNGJATJETA?

Tungjatjeta është një program social për integrimin e fëmijëve me Aftësi të Kufizuar.

Ajo çka e bën këtë program unik është fakti që fëmija nuk trajtohet në mënyrë të veçuar. Punohet me të gjithë elementët e trekëndëshit themelor që ndikon jetën e fëmijës: fëmijë, familje, komunitet. Jo vetëm fëmija merr kujdesin shëndetësor, por kujdestarët ligjorë, familjarët, bashkëmoshatarët dhe anëtarë të tjerë të komunitetit janë aktorë të planit të zhvillimit të fëmijës. Ata konsultohen dhe trajnohen për çdo rast specifik për të ndihmuar procesin e integrimit të këtyre fëmijëve.

Ekipi i World Vision në bashkëpunim me shoqatën MEDPAK  dhe Bashkinë Librazhd, menaxhojnë këtë program. MEDPAK ka një përvojë shumëvjeçare në trajtimin e Aftësisë së Kufizuar. Së bashku ata kanë marrë përsipër të mbështesin Qendrën Komunitare për Fëmijë dhe të Rinj me Aftësi të Kufizuar dhe t’i përgjigjen në mënyrë specifike secilit prej rasteve të identifikuar.

 


 

PËRMES TUNGJATJETA FËMIJA PËRFITON:

Plan zhvillimi Personal: Fëmija përfiton një vlerësim të plotë, të stadit të zhvillimin psikosocial. Ne bazë të tij, ekipi i ekspertëve harton një Plan Zhvillimi Individual për fëmijën dhe familjen e tij. Ofrohet mbështetje psikoemocionale e prindërve në zhvillimin e potencialit të fëmijëve të tyre.
Vizita në familje: Frekuenca e vizitave për cdo fëmijë bazohet në diagnozën e tij, minimalisht një herë në javë.
Fizioterapi: Për forcimin e muskujve, zhvillimin e lëvizjeve dhe qarkullim më të mirë të gjakut. Aplikohet për fëmijët me paralizë cerebrale, encofelopadi, paraplegji, distrofi muskulare etj.
Logopedi: Zhvillon të folurin dhe artikulimin e fjalëve, në mënyrë që fëmijët të mund të shprehin nevojat e tyre.
Psikoterapi: Ndihmon fëmijët me çrregullime mendore, por edhe prindërit që paraqesin një gjendje të rënduar psikologjike.
Transport: Fëmijët, sipas rastit, tranportohen drejt qendrave të posaçme për trajtime më të specializuara.
Konsultime: Aftësim i prindërve si të zhvillojnë terapinë ndaj fëmijës dhe ndërgjegjësim i anëtarëve të komunitetit mbi rastin.
Set materialesh zhvillimi dhe didaktike: Që prindërit të mund të punojnë gjatë kohës në shtëpi sipas udhëzimeve të specialistit.


 

PAMJE E PËRGJITHSHME E WORLD VISION ALBANIA

World Vision në Shqipëri është një organizatë e krishterë humanitare, zhvillimi dhe avokatie e cila punon në 220 komunitete në nevojë, në 10 rajone që prej vitit 1999. Përmes mobilizimit komunitar ndihmon në mbrojtjen, edukimin, fuqizimin dhe gjithpërfshirjen e 32 mijë fëmijëve dhe të rinjve më nevojtarë në Shqipëri. World Vision gjendet edhe në vende të tjera te Ballkanit Perendimor që pas krizës ndër-etnike në këtë rajon. World Vision është një nga organizatat më të mëdha në fushën e zhvillimit të  fëmijëve dhe të rinjve në botë. Në Shqipëri, ne punojmë përmes programit të mbrojtjes së fëmijëve, rinisë dhe edukimit.

Në arenën ndërkombëtare, World Vision, ka filluar veprimtarinë e vet më 1950 dhe aktualisht vepron në pothuajse 100 vende.

Keni pyetje apo komente? Na shkruani:

Na Kontaktoni

  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Phone: +355 4 2419601
  • Email: info@tungjatjeta.al

Facebook Feed

Na Ndiqni