Emiljano, 2 vjeç

Tungjatjeta Emiljano!

http://www.wvi.org/sites/default/files/styles/article_full/public/20107286_10210016775043059_1083527619_o.jpg?itok=VmhpLKsU

Në Gurrë të Librazhdit jeton Emiljano. Ai ështe dy vjeç e gjysmë dhe është fëmija më i vogël i familjes. Ai ka flokë të dendur me onde, qerpikë të gjatë e sy të thellë. Është shumë i lidhur me të ëmën dhe të motrën, Sarinën. E ëma tregon se teksa rritej, ajo vinte re që diçka nuk shkonte. “Ai nuk ishte i shkathët si 2 të parët, nuk lëvizte si ata dhe as nuk belbëzonte. Në fillim nuk doja ta pranoja. Nuk e besoja dot që im bir kishte lindur me probleme. Pastaj, me kalimin e kohës nuk kisha zgjidhje tjetër”- tregon e ëma e përlotur. Ai u vizitua dhe u diagnostikua me paralizë cerebrale.

Emiljano ka nevojë për fizioterapi dhe logopedi. “Mjekët më kanë thënë që nëse ndjek vazhdimisht seanca fizioterpaie, mund të ecë. Unë edhe në ëndërr e shoh sikur ecën.” – tregon e ëma. Ajo e merr në krahë dhe bashkë bëjnë rrugë të gjatë deri tek furgoni që i çon në qytet. Bashkë shkojnë tek qendra e shërbimeve të specializuara në Librazhd. Atje, Emiljano, bën terapitë që i nevojiten.  Ato mund të shkojnë 2 herë në javë dhe jo më shumë. I pengon largësia dhe kosto e lartë e transportit. “Nuk dua ta shkëpus se djali po përmirësohet. Ka filluar më thërret. Ma - më thotë...Ai më ndjek me sy në çdo hap” - tregon e ëma.

Familja e varfër jeton në fshatin Gurrë të Librazhdit. Nëna është e detyruar të kujdeset për Emiljanon e vogël gjatë gjithë kohës, ndërsa I ati e ka të pamundur të gjej një punë për shkak të mundësive të pakta.

 Që Emiljano dhe fëmijë të tjerë të mund të marrin shërbimet që u nevojiten, World Vision ka filluar programin social “Tungjatjeta”.  Ti mund të ndihmosh duke dhuruar 400 lekë.

Na Kontaktoni

  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Phone: +355 4 2419601
  • Email: info@tungjatjeta.al

Na Ndiqni