Marigleni, 9-vjeç


Tungjatjeta Mariglen!

Marigleni 9-vjeçar është djali i dytë i familjes. Ai erdhi në jetë 1 vit pas lindjes së të motrës, Irenës.  E ëma, Hatushja, tregon se në lindje, çdo gjë shkoi mirë. Por, ndërsa ai rritej, të afërmit filluan t’i thonin që djali nuk po zhvillohej si bashkëmoshatarët. Ai nuk po fliste si ata… Pas disa kohësh, ata e vizituan djalin, në Elbasan. Marigleni u diangonstikua me autizëm. “Doktori na tha se çuni nuk është mirë, prandaj nuk flet. Ku dimë ne…Akoma nuk flet. Vetëm ma, ba - thotë. As “dua bukë” nuk e thotë”- tregon Hatushja, 35 vjeçe. Familja e varfër jeton në fshatin Gizavesh të Librazhdit.

Marigleni filloi këtë vit klasën e 4-t. Ndonëse shkon në shkollë, ai pak gjëra ka marrë prej saj. E ëma tregon se ai di vetëm të shkruajë emrin e tij.

Ai nuk ka shokë. E motra, Irena, na tregon: Në shkollë, vëllain tim e shajnë sepse ai nuk flet. E shtyjnë dhe i gjuajnë. Unë e mbroj. Por ata nuk më kanë shoqe as mua. Pastaj unë i them mamit. Ajo na mbron… .

Jeta për të është e vështirë. Pavarësisht moshës së njomë ai duhet t’i bëjë ballë vështirësive ekonomike ,aftësisë së kufizuar dhe dhunës fizike dhe psikologjike të bashkëmoshatarëve. Ndonëse ka nevojë për mbështetjen e specialistëve ai nuk ka pasur kurrë mundësi të marrë shërbimet e specializuara si logopedi dhe shërbim psikologjik. “Ne marrim kemp për çunin, por me ato lek ne blejmë miell. Çfarë të bëjmë…nuk kemi…janë 4 fëmijë për t’u ushqyer”- thotë Hatushja. Shtëpia ku jetojnë është e xhaxhait të burrit, i cili ua la pasi vetë shkoi të jetonte në Durrës. Ata nuk kanë as shtëpi, as tokë. E vetmja pasuri është një lopë, e cila të paktën u siguron qumësht. Të vetmet veshje dhe lodra që kanë fëmijët e saj, ia kanë blerë gjyshërit. Ata jetojnë në Elbasan dhe i vizitojnë sa herë munden.

Mariglenit i pëlqejnë shumë makinat. Ai ka qef të bëhet shofer kur të rritet. Që Marigleni dhe fëmijët e tjerë si ai të jetojnë një jetë me dinjitet, World Vison ka nisur programin “Tungjatjeta”, që ofron vizita dhe shërbime për fëmijët me Aftësi të Kufizuar, në zonat më të thella të vendit, pranë banesave të tyre.Studimi ynë i fundit tregoi se rreth 70,000 fëmijë në vend jetojnë me një vështirësi të thelluar dhe 92 % e tyre nuk aksesojnë shërbimet që u nevojiten.

Si mund të Dhuroni:

Raiffeisen Bank

Numër llogarie: 00 3088 0359

IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359

SWIFT: SGSBALTX

Kartë Debiti / Krediti: http://www.tungjatjeta.al/#dhuro

 

PARTNERËT TANË
 

    

 

   

 

PSE DUHET TË DHUROJ PËRMES TUNGJATJETA?

Tungjatjeta është një program social për integrimin e fëmijëve me Aftësi të Kufizuar.

Ajo çka e bën këtë program unik është fakti që fëmija nuk trajtohet në mënyrë të veçuar. Punohet me të gjithë elementët e trekëndëshit themelor që ndikon jetën e fëmijës: fëmijë, familje, komunitet. Jo vetëm fëmija merr kujdesin shëndetësor, por kujdestarët ligjorë, familjarët, bashkëmoshatarët dhe anëtarë të tjerë të komunitetit janë aktorë të planit të zhvillimit të fëmijës. Ata konsultohen dhe trajnohen për çdo rast specifik për të ndihmuar procesin e integrimit të këtyre fëmijëve.

Ekipi i World Vision në bashkëpunim me shoqatën MEDPAK  dhe Bashkinë Librazhd, menaxhojnë këtë program. MEDPAK ka një përvojë shumëvjeçare në trajtimin e Aftësisë së Kufizuar. Së bashku ata kanë marrë përsipër të mbështesin Qendrën Komunitare për Fëmijë dhe të Rinj me Aftësi të Kufizuar dhe t’i përgjigjen në mënyrë specifike secilit prej rasteve të identifikuar.

 


 

PËRMES TUNGJATJETA FËMIJA PËRFITON:

Plan zhvillimi Personal: Fëmija përfiton një vlerësim të plotë, të stadit të zhvillimin psikosocial. Ne bazë të tij, ekipi i ekspertëve harton një Plan Zhvillimi Individual për fëmijën dhe familjen e tij. Ofrohet mbështetje psikoemocionale e prindërve në zhvillimin e potencialit të fëmijëve të tyre.
Vizita në familje: Frekuenca e vizitave për cdo fëmijë bazohet në diagnozën e tij, minimalisht një herë në javë.
Fizioterapi: Për forcimin e muskujve, zhvillimin e lëvizjeve dhe qarkullim më të mirë të gjakut. Aplikohet për fëmijët me paralizë cerebrale, encofelopadi, paraplegji, distrofi muskulare etj.
Logopedi: Zhvillon të folurin dhe artikulimin e fjalëve, në mënyrë që fëmijët të mund të shprehin nevojat e tyre.
Psikoterapi: Ndihmon fëmijët me çrregullime mendore, por edhe prindërit që paraqesin një gjendje të rënduar psikologjike.
Transport: Fëmijët, sipas rastit, tranportohen drejt qendrave të posaçme për trajtime më të specializuara.
Konsultime: Aftësim i prindërve si të zhvillojnë terapinë ndaj fëmijës dhe ndërgjegjësim i anëtarëve të komunitetit mbi rastin.
Set materialesh zhvillimi dhe didaktike: Që prindërit të mund të punojnë gjatë kohës në shtëpi sipas udhëzimeve të specialistit.


 

PAMJE E PËRGJITHSHME E WORLD VISION ALBANIA

World Vision në Shqipëri është një organizatë e krishterë humanitare, zhvillimi dhe avokatie e cila punon në 220 komunitete në nevojë, në 10 rajone që prej vitit 1999. Përmes mobilizimit komunitar ndihmon në mbrojtjen, edukimin, fuqizimin dhe gjithpërfshirjen e 32 mijë fëmijëve dhe të rinjve më nevojtarë në Shqipëri. World Vision gjendet edhe në vende të tjera te Ballkanit Perendimor që pas krizës ndër-etnike në këtë rajon. World Vision është një nga organizatat më të mëdha në fushën e zhvillimit të  fëmijëve dhe të rinjve në botë. Në Shqipëri, ne punojmë përmes programit të mbrojtjes së fëmijëve, rinisë dhe edukimit.

Në arenën ndërkombëtare, World Vision, ka filluar veprimtarinë e vet më 1950 dhe aktualisht vepron në pothuajse 100 vende.

Keni pyetje apo komente? Na shkruani:

Na Kontaktoni

  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Phone: +355 4 2419601
  • Email: info@tungjatjeta.al

Facebook Feed

Na Ndiqni