Soni, 11 vjeç

Soni është 11 vjeç. Ai jeton në Xhyrë, një fshat i Librazhdit, bashkë me familjen prej 6 pjesëtarësh. Shtëpia e tyre është e fundit që shihet nga rruga. Duket si e pabanueshme. Kur afrohesh mund të dallosh një pjatë boshe në dritaren pa xhama, të cilët i zëvëndëson plastmasi. Tek dera gjithashtu. Më pas dallon një divan të vjetër, ca rroba të ndera, ca të tjera në tokë.

Soni e ka të vështirë të tregojë për veten. Ai është shumë i ndrojtur. Lina, e ëma, fillon të tregojë për të. Soni është djali i saj i tretë. Ai eci për herë të parë kur ishte 3 vjeç.  Deri atëherë ishte tërhequr në dysheme. Me këmbënguljen e të afërmve, Lina e dërgoi djalin tek mjeku. Soni kishte pasur nevojë për mjekime sepse trupi i tij ishte shumë i dobët.

Pas mjekimit Soni filloi të ecte. “Çuni u ngrit në këmbë, por lodhej shpejt. Edhe tani ankohet shumë”- tregon Lina. Ai ka dhimbje të vazhdueshme të shpinës dhe një defromim të lehtë të saj. Soni ka 8 vite që nuk mjekohet. E ëma tregon se ai ngrihet natën dhe qan nga dhimbja. Soni ka nevojë për përkujdes…

 Marioli, i vëllai 8 vjeçar tregon se në shkollë, nxënësit e tjerë e shajnë, e godasin, e shtyjnë. Soni nuk ka forcë të mbrohet. Ai nuk e pëlqen shkollën. Soni duhet të kishte mbaruar klasën e katërt, por ai ka shkuar vetëm disa ditë. Vitin tjetër, ai duhet të shkojë në klasë të pestë dhe i duhet të ecë rreth 1 orë e 30 minuta në këmbë.

Pavarësisht vështirësive, Soni ka një ëndërr të madhe. “Kam qef të bëhem polic”-thotë ai me gjysmë zëri. Por për këtë i duhet të shkojë në shkollë. E ëma, Lina ka bërë vetëm 2 vite shkollë, i shoqi 5.

Ata nuk kanë asnjë të ardhur. Në atë pak tokë që kanë pranë shtëpisë kanë mbjellë misër. Kanë edhe 1 dhi të cilën Marioli e çon në kodër. Babai i Sonit nuk gjen punë. Vëllai i madh, para pak muajsh, tentoi të shkonte në Angli, ilegalisht, por nuk mundi.

Ata nuk kanë mundësi të kujdesen për Sonin sikurse ai ka nevojë. Për këtë, World Vision, ka fillluar programin Tungjatjeta i cili do t’ju mundësojë shërbime të specializuara fëmijëve si ai.

 

PARTNERËT TANË
 

    

 

   

 

PSE DUHET TË DHUROJ PËRMES TUNGJATJETA?

Tungjatjeta është një program social për integrimin e fëmijëve me Aftësi të Kufizuar.

Ajo çka e bën këtë program unik është fakti që fëmija nuk trajtohet në mënyrë të veçuar. Punohet me të gjithë elementët e trekëndëshit themelor që ndikon jetën e fëmijës: fëmijë, familje, komunitet. Jo vetëm fëmija merr kujdesin shëndetësor, por kujdestarët ligjorë, familjarët, bashkëmoshatarët dhe anëtarë të tjerë të komunitetit janë aktorë të planit të zhvillimit të fëmijës. Ata konsultohen dhe trajnohen për çdo rast specifik për të ndihmuar procesin e integrimit të këtyre fëmijëve.

Ekipi i World Vision në bashkëpunim me shoqatën MEDPAK  dhe Bashkinë Librazhd, menaxhojnë këtë program. MEDPAK ka një përvojë shumëvjeçare në trajtimin e Aftësisë së Kufizuar. Së bashku ata kanë marrë përsipër të mbështesin Qendrën Komunitare për Fëmijë dhe të Rinj me Aftësi të Kufizuar dhe t’i përgjigjen në mënyrë specifike secilit prej rasteve të identifikuar.

 


 

PËRMES TUNGJATJETA FËMIJA PËRFITON:

Plan zhvillimi Personal: Fëmija përfiton një vlerësim të plotë, të stadit të zhvillimin psikosocial. Ne bazë të tij, ekipi i ekspertëve harton një Plan Zhvillimi Individual për fëmijën dhe familjen e tij. Ofrohet mbështetje psikoemocionale e prindërve në zhvillimin e potencialit të fëmijëve të tyre.
Vizita në familje: Frekuenca e vizitave për cdo fëmijë bazohet në diagnozën e tij, minimalisht një herë në javë.
Fizioterapi: Për forcimin e muskujve, zhvillimin e lëvizjeve dhe qarkullim më të mirë të gjakut. Aplikohet për fëmijët me paralizë cerebrale, encofelopadi, paraplegji, distrofi muskulare etj.
Logopedi: Zhvillon të folurin dhe artikulimin e fjalëve, në mënyrë që fëmijët të mund të shprehin nevojat e tyre.
Psikoterapi: Ndihmon fëmijët me çrregullime mendore, por edhe prindërit që paraqesin një gjendje të rënduar psikologjike.
Transport: Fëmijët, sipas rastit, tranportohen drejt qendrave të posaçme për trajtime më të specializuara.
Konsultime: Aftësim i prindërve si të zhvillojnë terapinë ndaj fëmijës dhe ndërgjegjësim i anëtarëve të komunitetit mbi rastin.
Set materialesh zhvillimi dhe didaktike: Që prindërit të mund të punojnë gjatë kohës në shtëpi sipas udhëzimeve të specialistit.


 

PAMJE E PËRGJITHSHME E WORLD VISION ALBANIA

World Vision në Shqipëri është një organizatë e krishterë humanitare, zhvillimi dhe avokatie e cila punon në 220 komunitete në nevojë, në 10 rajone që prej vitit 1999. Përmes mobilizimit komunitar ndihmon në mbrojtjen, edukimin, fuqizimin dhe gjithpërfshirjen e 32 mijë fëmijëve dhe të rinjve më nevojtarë në Shqipëri. World Vision gjendet edhe në vende të tjera te Ballkanit Perendimor që pas krizës ndër-etnike në këtë rajon. World Vision është një nga organizatat më të mëdha në fushën e zhvillimit të  fëmijëve dhe të rinjve në botë. Në Shqipëri, ne punojmë përmes programit të mbrojtjes së fëmijëve, rinisë dhe edukimit.

Në arenën ndërkombëtare, World Vision, ka filluar veprimtarinë e vet më 1950 dhe aktualisht vepron në pothuajse 100 vende.

Keni pyetje apo komente? Na shkruani:

Na Kontaktoni

  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Phone: +355 4 2419601
  • Email: info@tungjatjeta.al

Facebook Feed

Na Ndiqni