Languages

Çfarë është “Tungjatjeta...jetë”?

‘Tungjatjeta...jetë’ është një program social që ofron shërbime në shtëpi për integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, në zona të thella të vendit.

Ky program filloi të zbatohej për herë të parë në Shqipëri në vitin 2017, pasi World Vision publikoi gjetjet e studimit kombëtar mbi prevalencën e aftësisë së kufizuar.

Studimi tregoi se në Shqipëri jetojnë 70,000 fëmijë me aftësi të kufizuar. Prej tyre vetëm 8% e tyre arrinin të merrnin shërbimet bazë. Pamundësia ekonomike, largësia nga qendrat, mungesa e transportit apo mentaliteti janë vetëm një pjesë e vogël mes një liste të gjatë faktorësh se përse fëmijët nuk merrnin dot shërbimet e specializuara për të cilat kishin nevojë.

Në këto rrethana “Tungjatjeta...jetë” filloi shërbimin duke dërguar ekipe specialistësh për të vizituar fëmijët në banesat e tyre dhe për të ofruar terapi për ta sipas diagnozës së tyre. Fëmijët ndiqen hap pas hapi në bazë të planeve individual të zhvillimit që hartohen për ta.

Tu-ngjat-jeta sot ofron terapi për 72 fëmijë me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre, në fshatra të Librazhdit, Prrenjasit, Dibrës e Bulqizës .
Tungjatjeta, përmes njësisë lëvizëse ofron ndihmë materiale dhe mbështetje psiko-sociale edhe për familjen e fëmijës me aftësi të kufizuar dhe konsultime për anëtarët e komunitetit ku fëmija jeton.

Na Kontaktoni

  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Phone: +355 4 2419601
  • Email: info@tungjatjeta.al

Na Ndiqni