Languages

Elsinito, 7 vjeç

-Cila lojë të pëlqen më shumë?

 -Futbolli,-përgjigjet Elsinito, me sytë që i shkëlqejnë. Ai nuk ngurron të na tregojë topin kuq e zi që mamaja, Znj. Luiza i ka blerë së fundmi.

Pavarësisht dëshirës që ka, për vogëlushin futbolli mbetet një ëndërr e largët të cilën ai e shijon vetëm duke parë shokët të luajnë. 7-vjeçari nga fshati R. i Lezhës është i diagnostikuar me paralizë cerebrale infatile.

Elsinito mund të hedhë disa hapa në mënyrë të pavarur, e më pas rrëzohet. Mamaja e tij, Znj. Luiza na tregon se sa herë i ndërron teshat djalit, sytë i ngelin tek brinjët e tij të nxira, nga të rrëzuarat e shpeshta që pëson gjatë ditës. Ajo tregon se Elsinitos duhet t’i qëndrosh nga pas gjatë gjithë kohës.

Kur e pyesim a lodhet, na përgjigjet se jo, se është në gjendje të përballojë gjithçka, çdo vështirësi, mjafton që Elsinito të bëhet mirë, e ndërsa tregon nuk arrin t’i mbajë lotët.

Elsinito e do shkollën. Ai është në klasë të dytë. Luiza ka dhe dy fëmijë të tjerë më të rritur se Elsiniton. Ata janë të shkëlqyer me mësime dhe kjo gjë i gëzon zemrën, por pengu i saj mbetet Elsinito. Ajo dëshiron që ai të shërohet. Mjekët i kanë thënë që përmes një operacioni Elsinito ka një mundësi të shërohet, por ka edhe një risk që të ngelet i paralizuar përjetë dhe Luiza nuk është gati të ndërmarrë një rrezik  të tillë për djalin e saj.

Ajo preferon një formë më të sigurtë trajtimi. Elsinito ka filluar të marrë terapi nga programi “Tungjatjeta...jetë” në Lezhë. Fizioterapistja  Marija, tregon se ai ka dhembje, shpesh gjatë terapisë shtrëngon sytë, por nuk nxjerr zë. Ai është një fëmijë i guximshëm që ka vullnet për t’u përmirësuar dhe kjo gjë e shtyn të durojë çdo dhembje.

Familja e Elsinitos jeton në kushte të vështira ekonomike. Mamaja punon sanitare me kohë të pjesshme ndërsa babai merret me punët e fshatit. Shtëpiza e mbuluar me llamarina ka vetëm dy dhoma. Por ata nuk ankohen për këtë. Para shëndetit të Elsinitos, çdo problem tjetër është dytësor. Dëshira e tyre më e madhe është që Elsinito të jetë mirë.

Elsinito ka nëvojë që të vazhdojë rregullisht terapinë, që të përmirësohet.  Ai ka nevojë për ndihmën tuaj. Dhuroni që ai dhe fëmijë të tjerë të programit Tungjatjeta...jetë të marrin terapi të specializuara sipas diagnozës së tyre.
Dhuro në: https://www.globalalbanians.com/world-vision-in-albania-and-kosovotherap...

Na Kontaktoni

  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Phone: +355 4 2419601
  • Email: info@tungjatjeta.al

Na Ndiqni