Languages

Elvani, 8 vjeç

Tungjatjeta Elvan!

“Elvani ishte gëzimi ynë i parë. Sa fëmijë i bukur ka qenë! Qeshte shumë me të gjithë. Kam kaluar çastet më të bukura të jetës sime me të kur ishte bebe. S’na e merrte mendja kurrë...”- fillon të tregojë Vjollca.

Elvani ishte 2 muajsh kur Vjollca filloi të vinte re një lëvizje jo normale të syve. Pas disa ditësh e dërguan në spital. Mjekët u thanë se djali kishte kaluar temperaturë të brendshme. “E kuptuam që nuk ishte gjë e mirë po nuk e dinim çfarë problemesh i kishte shkaktuar çunit”-  thotë Vjollca, 33 vjeçe. Elvani sot është 8 vjeç dhe flet shumë pak. Prindërit kanë vështirësi ta kuptojnë sepse ndonjëherë përsërit fjalët e tyre. Ai bëhet shpejt nervoz dhe ka vështirësi të mësoj gjërat e reja.

Vjollca tregon se atij i pëlqen shumë të luajë me fëmijë të tjerë. “Kam qef të bëhem futbollist, të luaj me top”- thotë Elvani  me gjysmë zëri. Ai e kalon ditën duke luajtur me top me të vëllain, Rejanin, 4 vjeç.

Vitin që shkoi Elvani duhet të fillonte klasën e parë si bashkëmoshatarët. “E regjistrova në shkollë, por mësuesja nuk ma pranoi se ai është pak i shpërqëndruar. Lëre edhe një vit në kopësht më tha. Le të mësojë ngjyrat dhe numrat”- tregon Vjollca. Ajo ashtu bëri, por vuri re që i biri filloi të sillej si më i vogël në moshë. Imitonte fëmijët e tjerë.

Vjollca është e vendosur që këtë vit të ri shkollor ta çojë në shkollë dhe që i biri të fillojë klasën e parë. Ai vetë merr në dorë lapsa dhe bën viza e ngjyros në fletore.

Elvani ka nevojë për seanca logopedie që të flasë më rrjedhshëm.

Gjithë këto vite, ai nuk ka marrë kurrë asnjë shërbim. Largësia nga qendra e shërbimeve, kosto e transportit dhe mungesa e informacionit e kane lënë Elvanin pa mbështetje. Dëshira më e madhe e Vjollcës është që Elvani të bëhet i zoti i vetes, të dalë me shokët dhe të shkojë në shkollë. “Unë nuk dorëzohem kurrë, edhe kur ai më gjuan dhe më shtyn sepse nervozohet. Unë e marr afër vetes dhe e përqafoj” – tregon Vjollca me sytë e përlotur.

Por Vjoillca e vetme nuk mund të bëjë shumë. Elvani ka nevojë që të marrë shërbimet e duhura që të ketë një fëmijëri dhe jetë me dinjitet. Për këtë, World Vision, ka filluar programin Tungjatjeta.

 

Si mund të Dhurosh?

RAIFFEISEN BANK

Numër llogarie: 00 3088 0359

IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359

SWIFT: SGSBALTX

Kartë Debiti / Krediti: http://www.tungjatjeta.al/dhuro

Na Kontaktoni

  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Phone: +355 4 2419601
  • Email: info@tungjatjeta.al

Na Ndiqni