World Vision është një organizatë ndërkombëtare e krishterë, zhvillimi dhe advokimi. Synimet e saj përqendrohen te mirëqenia e fëmijëve përmes zhvillimit komunitar dhe programeve humanitare afatgjata. World Vision e filloi veprimtarinë e vet më 1950 dhe, aktualisht, vepron në pothuajse 100 vende. Ajo administrohet nga një bord ndërkombëtar, me anëtarë të caktuar nga bordet e saj kombëtare. World Vision ka një staf me mbi 45,000 vetë.
World Vision e ofron asistencën e vet në bazë të nevojave, pavarësisht përkatësisë fetare. World Vision filloi të punonte në Shqipëri më 1999, si përgjigje ndaj krizës së refugjatëve kosovarë. Qysh atëherë, fokusin e vet e ka zhvendosur te zhvillimi dhe mbështetja afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë më në nevojë.
WorldVision është një partneritet ndërkombëtar i të krishterëve, misioni i të cilëve është që të ndjekin Zotin dhe Shpëtimtarin Jezus Krisht në punën me të varfrit dhe të shtypurit, për të nxitur transformimin njerëzor, për të kërkuar drejtësi dhe për të dhënë dëshmi për lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë.
Vizioni ynë për çdo fëmijë, jeta në tërësinë e saj....
...Lutja jonë për çdo zemër, dëshira për ta bërë atë realitet.
Rreth 136,000
fëmijë në Shqipëri jetojnë në varfëri
Ka rreth 54,000
fëmijë, më të vegjël se 16 vjeç që punojnë
Sipas vlerësimeve, 345,00
të moshave 15-24 vjeç janë të papunë
50 %
e të gjithë fëmijëve vuajnë nga forma të ndryshme abuzimi si: ndëshkimi fizik, ngacmimi nga moshatarët, puna e fëmijëve, gjakmarrja, abuzimi seksual, si dhe trafikimi brenda ose jashtë vendit.
Rreth 55,000
fëmijë jetojne vetëm me një prind dhe 31,000 janë jetimë.
Sipas vlerësimeve, 62,000
fëmijë kanë braktisur arsimimin për shkak të varfërisë, qëndrimit të prindërve, gjakmarrjes ose martesave të hershme
Rreth 30,000
fëmijë jetojnë në zona të prirura për fatkeqësi natyrore
Shqipëria ka të paktën 51,000
dhe ndoshta, deri në 85,000 fëmije me aftësi të kufizuara. Sipas të dhënave zyrtare, ndoshta jo më tepër se 9,000 e tyre dihet të jenë regjistruar në shkollë.