Languages

Oligerta, 14 vjeçe

 

Oligerta, është 14 vjeçe. Kur erdhi në jetë kaloi një temperaturë të lartë dhe kjo ka bërë që ajo të jetë me zhvillim të vonuar. Të paktën kjo është diagnoza që i kanë dhënë mjekët deri më tani. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë. Madje dhe për të ngrënë ushqehet si një bebe disa muajshe, vetëm me qumësht.

Oligerta është brenga më e madhe e prindërve. Ata e kishin ëndërruar një vajzë pas 3 djemve. “Këtu në fshat, njerëzit i duan vajzat për punë shtëpie e are. Unë dua vetëm të ngrihet në këmbë për veten e vet, vetëm kaq dua”- thotë e ëma.

Por Oligerta është e lidhur pas një shtrati përjetësisht. Ajo nuk njeh askënd nga familjarët, nuk e njeh të ëmën, as gjyshen, që i rri në çdo orë në krah, as tre vëllezërit që e shohin me dhimbje të madhe, as babain. Ajo njeh vetëm dhembjen. Kriza të forta epilepsie e përshkojnë herë pas here. “Ajo vetëm dridhet. Më këputet shpirti. Nuk më tregon dot çfarë i dhemb”- thotë i ati.

Besimi ka punuar shumë kohë në emigracion në Greqi. “Kjo vajzë është dhimbja e jetës time. Nuk e shpëtova dot. Kam bërë sa kam mundur” – tregon ai. Besimi na flet gjatë për betejën e tij të përditëshme, të mbajë në këmbë familjen e tij. Nuk e thotë direkt e krejt shkoqur, por duket se e mundon një hall i madh: Familja përfiton afër 30 mijë lekë në muaj nga fatkeqësia që e ka zënë. Fisniku Besim nuk ka se si ta pranojë këtë gjë. Si mund ta mbahet familja nga një hall i madh?

Studimi ynë i fundit tregoi se rreth 70,000 fëmijë në vend jetojnë me një vështirësi të thelluar dhe 92 % e tyre nuk marrin shërbimet që u nevojiten. Që Oligerta dhe fëmijë të tjerë të ketë mundësi të marrin shërbimet e specializuara, ne kemi nisur programin “Tungjatjeta”që ofron vizita dhe shërbime për fëmijët me Aftësi të Kufizuar, në zonat më të thella të vendit, pranë banesave të tyre.

Na Kontaktoni

  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Phone: +355 4 2419601
  • Email: info@tungjatjeta.al

Na Ndiqni