Languages

Sara, 6 vjeçe

Sara është 6 vjeçe. Ajo është më e vogla e fëmijëve dhe rritet mes përkëdhelive të të gjithëve të cilat ajo jo shumë i kupton. E ati tregon tmerrin e një nate dimri në janarin e vitit 2011. “Ramë për të fjetur dhe vetëm kur dëgjojmë të qarat e Sarës. Ajo ishte vetëm një muajshe e gjysmë. Ishte ora 12 e natës. Ajo dridhej. Kishte temperaturë të lartë. Deshëm ta fusnim në govatë me ujë por ujë nuk kishte. Nga i ftohti ishin prishur tubat. Gjetëm vetëm një bidon. Me atë e lagëm pak. Pastaj në mëngjes e çuam në spital”- kujton Besimi. Që prej asaj nate ajo nuk ishte kurrë si të tjerët... Ajo u diagnostikua me encefalopati dhe nuk foli e nuk eci kurrë.

E vogla ka një lidhje të veçantë me të atin. Përkëdhelitë e tij janë ato që e gëzojnë më shumë. Atij i lëshon edhe disa belbëzima. Ba...-  i thërret ajo. Jeta e tyre nuk është e lehtë. Sara nuk ju tregon dot çfarë lodrash pëlqen, çfarë ushqimi preferon apo çfarë i dhemb. “Nuk e kuptojmë kur i dhemb një dhëmb derisa i enjtet mishi”- thotë e ëma.

http://www.wvi.org/sites/default/files/styles/large/public/20107834_10210016364632799_1541072070_o.jpg?itok=wtl-8QfL

Pas vizitës nga punonjësit e World Vision në fshatin e tyre, në Dardhë, ata u vunë në dijeni për qendrën e shërbimeve të specializuara në qendër të Librazhdit dhe prej që disa javësh kanë filluar ta dërgojnë vajzën atje. Sara syqeshura ka nevojë për fizioterapi dhe logopedi. Por një herë në javë për të janë pak. Ajo ka nevojë për më shumë seanca por për prindërit e papunë kosto e transportit deri në qytet është e papërballueshme.

Që Sara dhe fëmijë të tjerë të mund të marrin shërbimet që u nevojiten, World Vision ka filluar programin social “Tungjatjeta”.  Ti mund të ndihmosh duke dhuruar 400 lekë.

 

Na Kontaktoni

  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Phone: +355 4 2419601
  • Email: info@tungjatjeta.al

Na Ndiqni