Si funksionon “Tungjatjeta...jetë”?

 

Pesë ekipe specialistësh, në secilën nga bashkitë ku programi po zbatohet, të përbërë secili nga fizioterapistë, logopedë, punonjës socialë dhe psikologë, udhëtojnë çdo ditë drejt zonave të thella të Librazhdit, Prrenjasit, Dibrës, Bulqizës, Rrogozhinës e Lezhës, dhe vizitojnë në çdo shtëpi 196 fëmijë me aftësi të kufizuara. Këta fëmijë nuk kishin mundur të marrin asnjë shërbim bazë më parë.

Për çdo fëmijë, specialistët hartojnë plane individuale zhvillimi bazuar në vështirësinë që has çdo fëmijë dhe i ndjekin ata hap pas hapi. Fëmijët përfitojnë minimalisht një herë terapi në javë sipas diagnozës.

"Tungjatjeta...jetë" punon jo vetëm me fëmijën me aftësi të kufizuara, por me të gjithë familjen e tij, ku një rol të rëndësishëm luajnë prindërit, e veçanërisht nënat. 

Na Kontaktoni

  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Phone: +355 4 2419601
  • Email: info@tungjatjeta.al

Na Ndiqni