Languages

Soni, 11 vjeç

Soni është 11 vjeç. Ai jeton në një fshat i Librazhdit, bashkë me familjen prej 6 pjesëtarësh. Shtëpia e tyre është e fundit që shihet nga rruga. Duket si e pabanueshme. Kur afrohesh mund të dallosh një pjatë boshe në dritaren pa xhama, të cilët i zëvëndëson plastmasi. Tek dera gjithashtu. Më pas dallon një divan të vjetër, ca rroba të ndera, ca të tjera në tokë.

Soni e ka të vështirë të tregojë për veten. Ai është shumë i ndrojtur. Lina, e ëma, fillon të tregojë për të. Soni është djali i saj i tretë. Ai eci për herë të parë kur ishte 3 vjeç.  Deri atëherë ishte tërhequr në dysheme. Me këmbënguljen e të afërmve, Lina e dërgoi djalin tek mjeku. Soni kishte pasur nevojë për mjekime sepse trupi i tij ishte shumë i dobët.

Pas mjekimit Soni filloi të ecte. “Çuni u ngrit në këmbë, por lodhej shpejt. Edhe tani ankohet shumë”- tregon Lina. Ai ka dhimbje të vazhdueshme të shpinës dhe një defromim të lehtë të saj. Soni ka 8 vite që nuk mjekohet. E ëma tregon se ai ngrihet natën dhe qan nga dhimbja. Soni ka nevojë për përkujdes…

 Marioli, i vëllai 8 vjeçar tregon se në shkollë, nxënësit e tjerë e shajnë, e godasin, e shtyjnë. Soni nuk ka forcë të mbrohet. Ai nuk e pëlqen shkollën. Soni duhet të kishte mbaruar klasën e katërt, por ai ka shkuar vetëm disa ditë. Vitin tjetër, ai duhet të shkojë në klasë të pestë dhe i duhet të ecë rreth 1 orë e 30 minuta në këmbë.

Pavarësisht vështirësive, Soni ka një ëndërr të madhe. “Kam qejf të bëhem polic”-thotë ai me gjysmë zëri. Por për këtë i duhet të shkojë në shkollë. E ëma, Lina ka bërë vetëm 2 vite shkollë, i shoqi 5.

Ata nuk kanë asnjë të ardhur. Në atë pak tokë që kanë pranë shtëpisë kanë mbjellë misër. Kanë edhe 1 dhi të cilën Marioli e çon në kodër. Babai i Sonit nuk gjen punë. Vëllai i madh, para pak muajsh, tentoi të shkonte në Angli, ilegalisht, por nuk mundi.

Ata nuk kanë mundësi të kujdesen për Sonin sikurse ai ka nevojë. Për këtë, World Vision, ka fillluar programin Tungjatjeta i cili do t’ju mundësojë shërbime të specializuara fëmijëve si ai.

Na Kontaktoni

  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Phone: +355 4 2419601
  • Email: info@tungjatjeta.al

Na Ndiqni